ZRRE shpenzoi gjysmë milion euro për paga e mëditje

ZRRE shpenzoi gjysmë milion euro për paga e mëditje

Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë vitit 2018 ka shpenzuar gjysmë milioni euro për paga e mëditje. Kjo zyrë e cila ka 33 punonjës, ka shpenzuar afër 200 mijë euro vetëm për mallra e shërbime.  Këto rezultate i ka nxjerrë raporti i Auditorit.

Brenda këtij institucioni, të punësuar janë 33 persona.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, është organ i pavarur që rregullon aktivitetet në Sektorin e Energjisë në vend.

E paga mesatare e punonjësve të ZRRE-së, është 1 mijë e 218 euro, ndër më e larta në institucione publike.

Për pagat dhe mëditjet e 33 punëtorëve, përfshirë edhe e anëtarëve të bordit, për vitin 2018 janë shpenzuar afër gjysmë milion euro.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm mbi këtë institucion.

Shpenzimet për paga dhe mëditje gjatë vitit 2018 ishin 457,599€ apo në masën prej 100%. Numri i aprovuar i të punësuarve në ZRRE ishte 33, ndërsa numri aktual i të punësuarve në fund të vitit ishte 31 punonjës.

Nga buxheti i këtij institucioni, afër 200 mijë euro u shpenzuan për mallra e shërbime.

Buxheti final për mallra dhe shërbime dhe shërbime komunale në vitin 2018 ishte 206,062€. Prej tyre ishin shpenzuar 182,081€ apo në masën prej 88%. Ato kanë të bëjnë me furnizime

Auditori i Përgjithshëm, në këtë raport kërkon nga ky organ që të shtohen shpenzimet në investime kapitale. Gjatë vitit të kaluar, ZRRE ka shpenzuar vetëm 8396 euro për investime kapitale, nga afër 30 mijë euro sa kishte në dispozicion.

Televizioni ka kërkuar përgjigje nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për këtë çështje, por të njëjtit për disa ditë nuk janë përgjigjur.

COMMENTS

DISQUS: 0