Zogiani: Për koalicion me VV-në, veç me Albinin kyreministër

Zogiani: Për koalicion me VV-në, veç me Albinin kyreministër

Anëtari Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ka përsëritur qëndrimin e partisë së Albin Kurtit, se do të hyjnë në koalicion me ndonjë parti vetëm me kushtin që Albin Kurti të jetë kryeministër i vendit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zogiani ka komentuar shprehjen “Bën Albini edhe diku tjetër, nuk është e thënë veç kryeministër”. Ai tha se ky lloj angazhimi kërkon veç zëvendësimin e njerëzve ne pushtet, por jo ndryshimin thelbësor që sjell Albini si kryeministër.

Të gjitha ato parti që dëshirojnë koalicion me Vetëvendosjen, sipas tij, duhet ta kenë të qartë se posti i kryeministrit i takon vetëm Albin Kurtit.

“Bën Albini edhe diku tjetër, nuk është e thënë veç kryeministër..” – ky lloj angazhimi kërkon veç zëvendësimin e njerëzve ne pushtet, por jo ndryshimin thelbësor që sjell Albini si kryeministër. Pra, nëse duam ndryshim rrënjësor, jo, nuk bën diku tjetër, veç kryeministër dhe #QeveriaKurti po vjen!”, ka shkruar Zogiani në Facebook.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: