Zhang: Kosova duhet të bëjë më tepër që t’i arrijë aspiratat që ka

Zhang: Kosova duhet të bëjë më tepër që t’i arrijë aspiratat që ka

Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Tao Zhang, pas takimeve që pati me përfaqësuesit ekzekutivit tha se Kosova, ka nevojë për zhvillim edhe më të hovshëm ekonomik.

Përfaqësuesi i FMN-së, deklaroi që ndjehet i inkurajuar nga përkushtimi i Qeverisë, por edhe nga progresi arritur deri më tani. Mirëpo sipas tij, Kosova duhet të bëjë edhe më tepër në aspektin e zhvillimit ekonomik në mënyrë që t’i arrijë aspiratat që ka.

Zhang shtoi se është evidente që ka përfitime të mëdha në vendet me të cilat FMN-ja bashkëpunon, dhe këtë do të mundohen ta bëjnë edhe në Kosovë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se është konstatim i përbashkët që Kosova ka arritur progres dhe jemi gjithmonë të vetëdijshëm që ka nevojë për përmirësime.

Më tutje Hamza shtoi “Kosova ka përfituar në shumë segmente nga bashkëpunimi me FMN. Sidomos gjatë përgatitjes dhe draftimit të legjislacionit FMN ka qenë bartëse dhe përkrahëse e institucioneve të Kosovës”.

Sipas Hamzës, Kosova ka përfituar asistencë teknike nga FMN, por përveç kësaj ka përfituar edhe ndihmesa financiare me anë të programeve që mundësojnë kredi të buta.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së Guvernatori Fehmi Mehmeti theksoi që sektori financiar është stabil dhe ka performance të kënaqshme. Ndër tjera, ai veçoi faktin që ulja e normave të interes në kredi ka krijuar qasje më të lehtë në kredi dhe financim të bizneseve.

Gjithashtu Mehmeti përmendi edhe raportin pozitiv të kredive jo-performuese, të cilat kanë zbritur në vetëm 3.1% të portofolit të kredive, raporton EkonomiaSot.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0