Zemaj-Haradinajt: Ku është liberalizimi i vizave?

Zemaj-Haradinajt: Ku është liberalizimi i vizave?

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ka pyetur Qeverinë se ku është liberalizimi i vizave, për të cilin është zotuar se do të ndodhë gjatë vitit 2018
Sipas tij, dorëheqja e kësaj Qeveria do të ishte akti më i paktë moral, ku largimi i kësaj Qeverie do të hapte rrugët për afrim me Evropën,ka shkruar Zemaj në Facebook.

Shkrimi i plotë i Zemajt:

Ku është “Liberalizimi i vizave”??

Edhe dy ditë na ndajnë nga viti 2018-të, ndërsa gjatë gjithë vitit Qeveria e Kosovës ka proklamuar me ngulje se liberalizimi i vizave do ndodhë në këtë fund vit. Edhe pse jo rrallë here kemi ngritur zërin tonë , në Kuvend, debate, interpelanca, pytje parlamentare, tryeza , raporte të marra nga shoqëria civile, duke theksuar në vazhdimësi se ka ngecje në zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave, nuk ka avancim të mëtejmë të MSA-së, ka probleme në sundimin e rendit dhe ligjit, se në raportet kredibile ndërkombëtare Kosova cilësohet si “shtet me elementët të shtetit të kapur”, Qeveria dhe koalicioni PAN prapë vazhdoi me retorika boshe, njëherit duke injoruar këto fakte dhe detyra, duke premtuar ( gënjyer) se liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2018. Mosliberalizimi i vizave me kriteret teknike të përmbushura ka tani një arsye; Qeveri e zhvatjes së buxhetit të shtetit, prokurori dhe gjykata me nivel të ultë të ndjekjes dhe ndeshkimit të krimit të organizuar e të korrupsionit, ndikim politik të drejtpërdrejtë mbi organet e sigurisë dhe drejtësisë nga kreret institucional të Kosovës, asnjë reformë në administraten publike, korrupsion në të gjitha nivelet. Të gjitha këto janë fakte të cilat edhe këtë vit i lanë qytetarët e Kosovës në geto dhe të izoluar. Andaj dorëheqja do të ishte akti më i pakët moral i përgjegjësve të kësaj gjendje, ku largim do hapte rrugën për zhvillm dhe afrim me familjen Europiane, do shpejtonte proceset integruese dhe do siguronte levizjen e lirë të qytetarëve tanë, do hapte rrugë zhvillimit të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në vend.

Viti 2019 vit i shpreses për ndryshim!

COMMENTS

WORDPRESS: 0