Zeka: Po të mos kisha familje, do të digjesha me benzinë pas akuzave

Zeka: Po të mos kisha familje, do të digjesha me benzinë pas akuzave

Deputeti Milaim Zeka fajëson Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeprokurorin Aleksandër Lumezin për aktakuzën që i është ngritur për mashtrim me viza.

Ai në Frontal thotë se kjo akuzë që i është bërë ‘e ka lodhur atë shpirtërisht dhe fizikisht’ dhe beson që ia kanë veshur krerët më të lartë të institucioneve.

“E vetmja gjë që lutem është të mos kisha as gru e as fëmijë. Matematikat i kisha bërë ndryshe. Isha dalë para prokurorisë do të digjesha me benzinë, a kisha bo protestë, a kisha qëndru në shkallët e Prokurorisë”, ka thënë Zeka.

Ai flet edhe për aktakuzën tjetër që mund t’i ngritët për kërcënim të prokurorit Afrim Shefkiu, gjatë deklaratës që kishte dhënë së T7 muaj më parë, e ku Zeka kishte thënë se ‘do ta ndjek me kanun’.

“Ai prokuror duhet me me çu njerëz me më kërku falje, për cka më ka bërë akuza false, për cka ma ka shti vajzën në banjo për të qarë. Nuk e kam kërcënuar prokurorin tim, Afrim Shefkiu, se ai asnjë faj nuk e ka. Aktakuzën time e ka ngritur Aleksandër Lumezi, me urdhër të presidentit Thaci”, ka thënë deputeti. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0