Zeka: Për 10 vjet bizneset nuk morën atë që merituan të merrnin

Zeka: Për 10 vjet bizneset nuk morën atë që merituan të merrnin

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) ka organizuar të hënë një tryezë diskutimi me temën “Politikat fiskale në 10 vite: Mësimet për të ardhmen”.

Me këtë rast, drejtori i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka, ka folur për zhvillimet ekonomike për këto dhjetë vite të shtetësisë. “Nëse themi se gjatë këtyre 10 viteve çdo gjë ka qenë zi e terr s’do ta themi të vërtetën. Vendimet e marra kanë qenë më pak përfituese për prodhuesit, pasi ata nuk i kanë marrë të gjitha përfitimet që kanë mundur t’i kenë”, ka thënë Zeka.

Panelistë në këtë tryezë ishin ministri i Financave, Bedri Hamza, deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti, drejtori i Doganës, Bahri Berisha si dhe përfaqësues të bizneseve prodhuese.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0