Zbardhja e fatit të policëve të zhdukur – flet Arsim Gërxhaliu

Zbardhja e fatit të policëve të zhdukur – flet Arsim Gërxhaliu

Që nga mbrëmja e së shtunës kur u aksidentuan dy policët e rajonit të Kaçanikut, Armend Trena e Malësor Dashi, autoritetet nuk kanë kërkuar asnjëherë ndihmën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij Instituti, Arsim Gërxhaliu.

Ky i fundit ka bërë me dije se me të kuptuar ngjarjen, ka marrë masa në Institut dhe ka dyfishuar numrin e kujdestarëve vetëm për të qenë në gjendje gatishmërie.

Që nga pardje e kam dyfishuar numrin e kujdestarëve pikërisht për këtë çështje, që në qoftëse na thërrasin të jemi në gjendje gatishmërie që në çdo kohë të nisemi për në rrugën e Kaçanikut. Por, nuk na ka thirrë askush ende për asnjë pjesë dhe për asgjë tjetër”, ka thënë Gërxhaliu.

Kujtojmë se nga aksidenti i ndodhur në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, është nxjerrë vetëm vetura që supozohet të kenë qenë duke udhëtuar Trena e Dashi. Vetura është gjetur në lumin Lepenc.

Në kërkim të fatit të policëve janë njësitet policore, FSK-ja, zjarrfikësit, ndërsa dje kanë ndihmuar në kërkim edhe KFOR-i. Në vendin e ngjarjes kanë dalë për të ndihmuar edhe disa qytetarë./Indeksonline/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0