Zafir Berisha, Veselit: Shkojmë në zgjedhje burrë!

Zafir Berisha, Veselit: Shkojmë në zgjedhje burrë!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me të filluar seanca e sotme ka pasur një debat të ashpër me deputetin e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berishën, pas pritjes për t’u bërë kuorumi në Kuvend.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se nuk toleron që disa individë të caktuar të përcaktojnë fatin e Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj menjëherë erdhi përgjigja e deputetit Zafir Berisha.

“Shkojmë në zgjedhje burrë”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq Veseli ka pasur një porosi për Zafir Berishën. “Zafir veç voto ti, katër vota i duhen veç opozitës, po ta them publikisht ti edhe nja dy a tre i keni atje në bife”, ka thënë Veseli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0