Zafir Berisha nuk heq dorë nga Shqipëria e Madhe

Zafir Berisha nuk heq dorë nga Shqipëria e Madhe

Deputeti i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se sot ose nesër shqiptarët do të jetojnë në një shtet të vetëm.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga Shqipëria natyrale.

“Ne jemi shqiptarë që jetojmë në krahinën e Shqipërisë që quhet Kosovë. Sot ose nesër, herët apo vonë, Shqipëria do të jetë një, edhe pse rrethanat e politikës globale na kanë pozicionuar ashtu siç na kanë pozicionuar në këtë kohë, kjo nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga ambiciet e Shqipërisë natyrale ashtu siç e ka falur Zoti”, ka shkuar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0