Zafir Berisha e quan kryedebil Rrahman Jasharin e SBASHK-ut

Zafir Berisha e quan kryedebil Rrahman Jasharin e SBASHK-ut

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, duke folur në seancën e jashtëzakonshme parlamentare ku po diskutohet për gjendjen në arsim, e ka quajtur Sindikatën e Arsimit “debile”, ndërkaq, kryetarin e saj “kryedebil”.

“Kur flitet për një temë kaq të ndjeshme është problem me ndejt indiferent. Do të përdori shprehje jo shumë të zakonshme dhe parlamentare se tashmë të gjithë jemi bindur se një grup debillash të udhëhequr nga kryedebilli që hiqet si kryetar i Sindikatës ka vënë në siklet këtë shoqëri”, ka deklaruar Berisha.

Tutje, deputeti ka kritikuar edhe arsimtarët dhe rritjen e pagave, që, sipas tij, është bërë në mënyrë të padrejtë.

“Fillimisht duhet të them se arsimtarët në mënyrë shumë të padrejtë e kanë arritë objektivin e tyre në rritjen e pagave, edhe pse nuk ka qenë kërkesë e drejtë”, ka shtuar ai. /GazetaExpress

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0