“Z-Mobile” kërkon miliona euro kamatë për vonesat e pagesës së borxhit nga Telekomi

“Z-Mobile” kërkon miliona euro kamatë për vonesat e pagesës së borxhit nga Telekomi

Ekzekutimin e afro 28 milionë eurove kompania “Z-Mobile” po e kërkon nga Telekomi i Kosovës mbi bazën e vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit në Odën Ekonomike Ndërkombëtare.

Ndonëse vendimi nga Arbitrazhi është marrë në vitin 2016, Telekomi e ka paguar vetëm shumën prej afro 4 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Për pasojë, kamatat që i ka përcaktuar një klauzolë e vendimit të Arbitrazhit mund ta rrisin edhe me shumë vlerën e përcaktuar fillimisht në vendim, nëse pagesa nuk bëhet deri në prill të këtij viti.

Ekzekutimin e gjobës së përcaktuar nga Arbitrazhi, që ka vlerë afro 30 milionë euro, kompania “Z-Mobile” e ka kërkuar edhe në seancën e së enjtes, në Departamentin Ekonomik të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në kërkesën e “Z-Mobile”, për ekzekutimin e kësaj pagese, përshkruhet në mënyrë të detajuar borxhi i Telekomit i përcaktuar nga Arbitrazhi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0