Xhavit Haliti minimizon Betejën e Koshares, i vjen reagimi i LDK-së

Xhavit Haliti minimizon Betejën e Koshares, i vjen reagimi i LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku i ka reaguar ashpër nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xahvit Haliti, i cili ka thënë se në Betejën e Koshares po del se nuk ka pasur ushtarë por vetëm komandantë.

Maloku në një status në Facebook ka thënë se Haliti s’po mund ta përbi veprimtarinë e madje as ekzistencën e FARK-ut.

“Edhe 20 vjet pas luftës, Xhavit Haliti s’po mundet me e përbi veprimtarinë e madje as ekzistencën e FARK-ut”.

Deputetja e LDK’së tutja ka shtuar edhe një pyetjs e pse Xhavit Haliti s’po flet për Kosharen.

“Bile, për mos me e pranu këtë të vërtetë, po thotë se për Kosharen s’ka haber! A thua pse s’po flet për Kosharen?”.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, në një emision televiziv ka thënë se kur kanë bërë marrëveshje për fillimin e Betejës së Koshares, pjesëtarët e UÇK-së me protagonistët që ai thotë se nuk e di a kanë qenë ushtarë apo komandantë.

“Nuk e di si kanë qenë të organizuar ata [pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes (FARK-ut)], sepse shumë herë po dëgjoj se askush nuk po del ushtarë por të gjithë komandantë. Nuk ka qenë ashtu”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0