VV-ja nuk sheh asnjë avantazh ekonomik për Kosovën nga marrëveshja e Washingtonit

VV-ja nuk sheh asnjë avantazh ekonomik për Kosovën nga marrëveshja e Washingtonit

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me kritikat drejtuar Qeverisë Hoti për marrëveshjen e Washingtonit. Të enjten, kjo parti është fokusuar në çështjet ekonomike.

Sipas nënkryetarit të VV-së, Besnik Bislimi, dhe deputetit Hekuran Murati, Kosova s’do të përfitojë asgjë nga marrëveshja e Washingtonit.

Të dy kanë thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk i është përmbajtur premtimeve të dhëna para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë.

Murati ka thënë se hyrja e Kosovës në zonën e “Mini-Schengenit” favorizon vetëm Serbinë.

“Pikërisht personi që ka shkruar e deklaruar në lidhje me dëmet e kësaj zone të ‘Mini-Schengenit’ përfundoi duke e nënshkruar këtë dhe arsyetimi ishte që po e shkruajmë se po e kërkojnë miqtë tanë. Nëse Kosova ka shkuar për të bërë favore dhe monedhë kusuri për palë të treta, kjo nuk i kontribuon zgjidhjes së situatës. Problemin me Serbinë nuk e kemi pas asnjëherë ekonomik, s’ka qenë fare tregtia, sidomos te Serbia. Si e tillë, ajo na sjellë në këtë situatë ku nënshkruhet zotimi se Kosova do të bëhet pjesë e kësaj zone. Zakonisht emrat këto zona i marrin nga vendet ku bëhen. Pasi është nisur në Novi Sad, kjo qeveri ka nënshkruar që të bëhet pjesë e ‘Zonës së Novi Sadit’. Aty s’ka përfitime, por vetëm humbje”, ka thënë Murati.

Ata kanë kritikuar edhe iniciativën për autostradën që i hap rrugë Serbisë për dalje në Adriatik, “me para të Kosovës”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0