VV-ja kërkon që të pezullohet për 3 muaj dhënia e licencave për hidrocentralet, PDK nuk pajtohet

VV-ja kërkon që të pezullohet për 3 muaj dhënia e licencave për hidrocentralet, PDK nuk pajtohet

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që të pezullohet dhënia e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve. Deputeti i VV-së, në Komisionin hetimor parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, ka kërkuar që deri në përfundim të punës të pezullohet dhënia e lejeve për kompanitë.

“Është e rëndësishme për mbarëvajtje të punës që ne si komision të marrim vendim ku i kërkohet institucioneve relevante dhe ministrive përkatëse që ta pezullojnë përkohësisht dhënien e lejeve dhe licencave deri sa ne të dalim me një raport përfundimtar. Kjo na ndihmon që të mos ngutemi dhe të marrim vendime të shpejta për shkak të presionit të kohës”, ka thënë ai.

Me këtë nuk është pajtuar deputeti I PDK-së Bajrush Xhemaili. Ai tha se nuk ka nevojë për pezullim të dhënieve të lejeve.

“Për me i ndërpre është problem sepse mund t’u shkaktojmë dëme edhe bizneseve që janë krejt në rregull, besoj nuk ka nevojë për pezullim. Por jam për atë që t’i hetojmë e intervistojmë rastet ku është më e ngutshme. Sepse megjithatë nuk janë pak tre muaj për kompanitë që janë në rregull”, ka thënë Xhemaili.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0