VV-ja e mbështet kërkesën e PDK’së për hetim parlamentar të rastit të 26 vjeçarit nga Gjilani

VV-ja e mbështet kërkesën e PDK’së për hetim parlamentar të rastit të 26 vjeçarit nga Gjilani

Komisioni për Shëndetësi ka diskutuar për masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe konstatimet e Gjykatës Kushtetuese për aplikim të masave.

Pas  mbledhjes deputeti i VV-së, Fitim Uka tha Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur asnjë shkelje që ka bërë ministria e Shëndetësisë me vendosjen e masave për kufizimin e lëvizjes gjatë pandemisë.

“Asnjë nga masat e propozuara nga MSh-ja nuk konsiderohet se janë jo-kushtetuese nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Që të gjitha masat e kufizimet janë kushtetuese dhe janë në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut. Ekzistojnë dy gabime të vetme që i ka konstatuar Gjykata e që nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen. por me aspektin teknik e gjuhësor”, tha ai.

Uka tha se e mbështesin një formimin e një komision parlamentar për hetimin e rastit të 26 vjeçarit, i cili humbi vdiq më parë në Qendrën e Studentëve.

“Kjo çështje mund të nxisë edhe raste të tjera, mos të politizohet kjo ngjarje, kërkojmë një hetim ta pavarur, të trajtohet si prioritet. E mbështesim edhe një hetim parlamentar nëse është e nevojshme. në mbledhjen e komisionit nuk pati debat përmbajtjesor një arenë e debateve politike”.

“Do ta shqyrtojmë me prioritet një çështje të tillë për komision hetimor, larg pompozitetit, ta kemi parasysh dhimbjen e familjes, patjetër që ne e mbështesim këtë komision”.

“Kemi kërkuar edhe kolegëve të komisionit që në rast se duhet t’i ndjekim të gjitha procedurat e mundshme që të kërkojmë raportim të detajizuar e kësisoj Prokuroria të kërkojnë përgjegjësi”, deklaroi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0