VV: Haradinaj “dhuratë” 55 milionë euro Ekrem Llukës, i shpronëson komplet ndërtesën

VV: Haradinaj “dhuratë” 55 milionë euro Ekrem Llukës, i shpronëson komplet ndërtesën

Lëvizja Vetëvendosje, ka alarmuar për një vendim të qeverisë, lidhur me shpronësimin e një ndërtese në kryeqytet.

Sipas Liburn Aliut, për ndërtesën që do të shfrytëzohet për nevoja të qeverisë, shpronësimi do t’i kushtoj qeverisë deri 55 milionë euro.

Duke e konsideruar si vendimin e radhës të dëmshëm të qeverisë, Aliu ka bërë thirrje që të ndalen procedurat e shpronësimit, derisa ka paralajmëruar se çështjen do ta ngrisin edhe në Kuvend.

Avni Zogiani, këtë e ka konsideruar si mega-skandal në përgatitje, që ka theksuar se edhe procedura për këtë proces, ka qenë në shpërputhje me Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluatjshme.

Si Zogiani edhe Aliu, kanë potencuar se në Komunën e Prishtinës ka hapësira që do të mund të shfrytëzoheshin për ndërtimin e ndërtesës, duke ngritur dyshime për një aferë të mundshme korruptive.

Këtë vendim Qeveria e ka marrë më 28 maj dhe është pronë e kompanisë Dukagjini Invest, në pronësi të biznesmenit Ekrem Lluka.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0