“VV është fituese, nuk mund të ketë ndarje të barabartë”

“VV është fituese, nuk mund të ketë ndarje të barabartë”

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk është e nevojshme që domosdo të arrihet një marrëveshje për postin e presidentit në këtë kohë, dhe se mund të lidhet koalicioni mes LDK’së dhe VV’së edhe pa marrëveshje për këtë post.

“VV është fituese dhe nuk mund të ketë ndarje të barabartë të pushtetit”, ka thënë Abdullahu.

“Nuk duhet që LDK të ketë kërkojë edhe presidentin në këtë kohë. Marrëveshja për presidentin nuk është e drejtë”

Gjithashtu ai ka thënë se ndarjet mes subjekteve janë të mëdha dhe arritja e një marrëveshje gjithmonë ka qenë e vështirë por që duhet të ketë kompromise.

“Njëra thotë se është e majtë, por shpesh i prek ekstremet e kësaj ideologjie. Qasja e saj është populiste, por duhet të jenë më pragmatik. Ndërkohë njëra ka problem me gjetjen e identitetit dhe luan shpesh me ideologji duke mos i qëndruar besnike të djathtës së qendrës. Edhe kjo qasja e fundit që po quhet kosovacentrizëm nuk është e drejtë. E dimë se VV ka folur për bashkim kombëtar dhe tani duhet të kërkohet ruajtja e sovranitetit, por kosovacentrizmi është një qasje e padrejtë ndaj shqiptarëve. Jo aty të Shqipërisë, por ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi etj… Unë konsideroj se ka mundësi që LDK lëshon pe pasi është e vetëdijshme se po të shkojë përsëri në zgjedhje do të jetë e vështirë të gjej një Vjosa Osmani tjetër” /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: