VV e LDK kundër rritjes së pagave

VV e LDK kundër rritjes së pagave

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha gjatë seancës së sotme të Kuvendit se vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për pagat e zyrtarëve të lartë të qeverisë “është në shpërputhje me Kushtetutën”

“Ai (vendim) u kundërshtua edhe nga qytetarët e shoqëria civile, ku u organizua edhe një aksion simbolik. Këtë vendim kryeministri e aryetoi më shpenzimet e zyrtarëve dhe mos korruptimin e tyre nëse kanë paga më të mëdha”, tha Haxhiu.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, vendimi për rritjen e pagave, përveç që bie ndesh me ligjin për financat publike, ai bie ndesh me etikën qeverisëse dhe është “konflikt i hapur i interesit”.

“Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit thekson se gjatë ushtrimit të funksionit publik zyrtarët e lartë ndalohen të marrin veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten interesit të tij personal apo personave të afërt”, tha Hoti. Kallxo.com

“Pra, shihet qartë se ka konflikt të interesit dhe kjo është dëshmuar me opinionin e AKK-së të datës 29 janar të këtij viti. Vendimi i Qeverisë i tejkalon kompetencat e përcaktuara me rregulloren e punës së Qeverisë e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetencat e Qeverisë për rritjen e pagave për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar… Nisur nga këto argumente dhe në përputhje me nenin 44 të rregullores së punës së Kuvendit LDK kërkon që Qeveria të anuloj menjëherë vendimin e kundërligjshëm për rritjen e pagave të kabinetit Qeveritar”, tha Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0