Vulin: Po hyri në veri, Ushtria e Kosovës do të ketë disfatë dhe humbje

Vulin: Po hyri në veri, Ushtria e Kosovës do të ketë disfatë dhe humbje

Deklaratën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinjaa se “Ushtria e Kosovës do të jetë aty nëse Ushtria e Serbisë vjen te kufiri” , në Serbi është kuptuar si kërcënim, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se përpjekja eventuale e hyrjes së Ushtrisë së Kosovës në veri të saj do të përfundonte me dështim dhe ikje të plotë.

“Terroristi i pa dënuar Haradinaj dëshiron t’i përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. E di Haradinaj se Vuçiqi nuk frikohet ashtu siç e di se përpjekja e tij eventuale për hyrje me ushtri në veri të Kosovës do të përfundonte me disfatë dhe me ikje të plotë “,ka shkruar Vulin në kumtesën që e ka publikuar “novosti”..

Sipas tij, Haradinaj “po bën çdo gjë për të nxitur konflikt për të cilin do ta fajësonte Serbinë”.

Vulin ka shtuar se “të gjithë ata që në bashkësinë ndërkombëtare e përkrahin Haradinajn dhe që janë të gatshëm që shtetasit e vet t’i dërgojnë për të luftuar pasurinë dhe lirinë e Haradinajt, duhet ta dinë se 2019 –a nuk është 1999 –a dhe se bota pakthyeshëm ka ndryshuar”.

“Serbia nuk është më e dobët, as e vetme siç ka qenë. Qytetarët e Serbisë mund të jenë të qetë, ushtria e Serbisë është e sigurt dhe e gatshme t’i zbatojë urdhrat”, ka thënë ndër të tjera Vulin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0