Vuçiqit i pengon flamuri shqiptar në zyrën e Kurtit, i drejtohet publikisht ambasadorit britanik

Vuçiqit i pengon flamuri shqiptar në zyrën e Kurtit, i drejtohet publikisht ambasadorit britanik

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Këtë reagim të kreut të shtetit serb e ka nxitur fotografia që është publikuar pas takimit, ku në prapavijë të ambasadorit Abott dhe Kurtit shihet flamuri shqiptar.

Vuçiq ka pyetur ambasadorin Abott se në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti, dhe ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter.

Megjithatë, në këtë pyetje të Vuçiq ka pranuar që Republika e Kosovës është një shtet, meqenëse nuk i pëlqen fakti që Kurti në zyrën e tij mban flamurin e Shqipërisë dhe jo atë të Kosovës.

Ndryshe në sfond me flamurin kuqezi janë fotografuar edhe ambasadorë të tjerë të vendeve të huaja në Kosovë, përjashtuar ambasadorin gjerman, Christian Heldt, dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. /GazetaExpress/

Александар Вучић@predsednikrs

The question for the UK Ambassador in Pristina: Which elections did Kurti win, in what country? And the flag you stand in front of with him belongs to which country, your Excellency? I will keep asking until you provide the answer to these questions.

View image on Twitter

19811:01 AM – Oct 16, 2019Twitter Ads info and privacy176 people are talking about this

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: