Vuçiqi i shqetësuar për mundësinë e krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Vuçiqi i shqetësuar për mundësinë e krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë të respektojnë politikën e rrugës së Serbisë në Bashkimin Evropian duke thënë se kjo politikë nuk do të ndryshohet, as të varet nga dëshirat e çdo politikani.

“Politika jonë është BE-ja por edhe përmirësimi i miqësisë me miqtë tradicionalë e aleatë, të tilla si Rusia dhe Kina.

Kjo politikë është e përcaktuar nga institucionet e Serbisë dhe nuk do të ndryshohet nga asnjë politikan në Serbi”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ndër të tjerash është deklaruar edhe për shqetësimin që ka për përpjekjet e politikanëve në Kosovë, që të procedohet çështja e Ushtrisë vetëm me Ligj, pa vota të serbëve, pa ndryshime kushtetuese.

“I shqetësuar në lidhje me çdo gjë që bëjnë ata. Nuk jemi të frikësuar por sigurisht të shqetësuar po.Do të ishte mirë që përkrahësit e Kosovës, ata që morën pjesë në shpalljen e Kosovës si shtet të pavarur, t’u bëjë thirrje që populli i tyre të sillet më me seriozitet dhe përgjegjësi”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij kjo gjë nuk do të ishte hera e parë që Prishtina do të vepronte kundër rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0