Vuçiq nuk e duartroket firmosjen e marrëveshjeve nga Thaçi në Sofje (VIDEO)

Vuçiq nuk e duartroket firmosjen e marrëveshjeve nga Thaçi në Sofje (VIDEO)

Derisa Komisari për zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn nga Samiti i sotëm i BE-së në Sofje kërkoi normalizim gjithëpërfshirës dhe obligativ për Serbinë e Kosovën, duket se është Presidenti serb ai i cili po merr rrugë tjetër,

Momentin kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po nënshkruante marrëveshjet në Samitin e Bashkimit Europian në Sofje, krah udhëheqësve të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai u pa sikur nuk e mirëpriti atë.

Kështu la të nënkuptojë reagimi i tij kur të gjithë e përshëndetën firmosjen e dhënë nga Presidenti Thaçi, vetëm Vuçiq nuk u pa të duartrokiste, njofton Klan Kosova.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0