Vuçiq e konfirmon se plani për korrigjim të kufijve ishte ide e tij, thotë se nuk gjeti përkrahje nga BE

Vuçiq e konfirmon se plani për korrigjim të kufijve ishte ide e tij, thotë se nuk gjeti përkrahje nga BE

Në deklarimin e tij për media, i pyetur se a e ka njoftuar Putinin rreth “planit të korrigjimit të kufijve” , Vuçiqi ka thënë se nuk ka çfarë të flasë për planin që e kanë hedhur poshtë edhe vendet e BE-së, edhe shqiptarët e serbët.

Kujtojmë se Presidenti Thaçi gjatë muajve të fundit ishte shëndrruar në avokatin kryesor të këtij plani.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka thënë se kryetarin e Rusisë Vladimir Putinin e ka njohur me detajet më të imëta për gjendjen në Kosovë, për atë se çfarë dëshiron Serbia, por edhe cili është roli i Rusisë dhe ç’përkrahje pret nga ajo Serbia, transmeton Koha.net.

“Detajisht dhe në mënyrë bazike kemi biseduar dy orë, nga kjo kohë 50 minuta kemi folur për Kosovën”, ka thënë Vuçiqi në Moskë, përcjell FoNet.

Kemi folur për situatën, nëse vazhdojnë provokimet, nëse ndodhin çfarëdo sulmesh ndaj popullit tonë në Kosovë.

Siç ka thënë, kanë biseduar edhe për disa hapa konkretë, për të cilët nuk mund të flasë por ka thënë se e falënderon Putinin për përkrahjen që ia ofron Serbisë.

I pyetur se a e ka njoftuar Putinin rreth “planit të korrigjimit të kufijve” , Vuçiqi ka thënë se nuk ka çfarë të flasë për planin që e kanë hedhur poshtë edhe vendet e BE-së, edhe shqiptarët e serbët.

“Kam menduar se ajo është një zgjidhje racionale, por askush tjetër nuk ka menduar. Kam folur për situatën, për frikën që e kemi nëse provokimet vazhdojnë dhe nëse ndodh ndonjë sulm ndaj jetës dhe pasurisë së popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiqi.

“Kemi hasur në mirëkuptim, në qëndrimin e sinqertë e miqësor të Putinit ndaj popullit dhe shtetit serb. E falënderoj Putinin për qëndrimin që e ka për popullin dhe shtetin tonë. Kemi folur edhe për situatën në rajon si dhe për pozitën e Serbisë ndaj NATO-s”, ka deklaruar kryetari serb.

“Putini më ka thënë: ‘Deri te takimi i afërt, mirupafshim’”, ka thënë Vuçiq.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0