Vuçiq e ka një dhuratë speciale për Putinin – ka origjinë nga Kosova

Vuçiq e ka një dhuratë speciale për Putinin – ka origjinë nga Kosova

Përveç përgatitjeve shtetërore për siguri, Aleksander Vuçiq, ka planifikuar që nesër Putinit t’ia bëjë edhe një dhuratë.

Siç shkruan ‘Blici’ serb, Vuçiq do t’ia dhurojë Putinit një qen Sharri, këlysh mashkull tremuajsh.

Ky këlysh ka një histori interesante, është pasardhës i shtatë gjeneratave. Në Presidencën e Serbisë kanë thënë se bëhet fjalë për “racë autoktone”, transmeton Gazeta Express.

Kjo është e para dhuratë e llojit të tillë që Vuçiq do t’i bëjë Putinit nesër gjatë vizitës në Beograd.

Ndryshe Qeni i Sharrit që njihet ndryshe edhe si Deltari Ilir, është qen autokton i trojeve shqiptare. Ky qen njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet me emrin Qeni Dardan.

Putin është dashamir i qenve ndërsa në shtëpinë e tij ka 3 të tillë. Shefi i shtetit rus do të mbërrijë nesër në Beograd nën masa të rrepta sigurie. Atë do ta presin në qendër të Beogradit rreth 70 mijë njerëz. Për sigurinë e tij ndërkohë do të kujdesen rreth 5000 policë serbë. /GazetaExpress/

t

COMMENTS

WORDPRESS: 0