Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohen të dielën.
Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike evropiane të agjencisë serbe “Tanjug”, e cila thekson se dy homologët do të takohen më 24 qershor në raundin e ri të dialogut në Bruksel.
Në takim Vuçiq dhe Thaçi do të flasin për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
“Tanjug” shton se zbatimi i marrëveshjeve të arritura do të jetë tema e dytë e rendit të ditës së diel.
COMMENTS