Vuçiç i nervozuar: Nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut pas veprimit të sotëm

Vuçiç i nervozuar: Nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut pas veprimit të sotëm

Presidenti serb,  Aleksandër Vuçiç tha sonte se Prishtina ka bërë akt brutal dhe budallallëk me arrestimin e Marko Gjuriqit, e që sipas tij, këtë e ka bërë me sa duket me mbështetjen e disa vendeve.

Në adresimin e tij pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiç tha se të gjithë ata që morën pjesë në arrestimin e Gjuriqit, duke përfshirë dy persona të përkatësisë etnike serbe në uniforma, do të duhej ti përgjigjeshin gjyqësisë serbe.

Presidenti i Serbisë tha se i ka bërë apel Listës Serbe që vendimin për qëndrim apo dalje nga qeveria t’a marrin me kokë të ftohtë dhe mos të nguten.

“Sa i përket vazhdimit të dialogut, është e pakuptimtë të flitet sot për të, po ashtu vendimet do t’i marrim me kokë të ftohtë, gjithmonë duhet biseduar, por të gjitha postulatet dhe bazat fillestare do të jenë të ndryshme. Shqiptarët gënjejnë kur flasin për Asociacionin e komunave serbe, si edhe ata që i mbështesin. Nuk kanë plan që ta themelojnë AKS-në, plani i tyre është që ta bëjnë si OJQ, sepse ata mendojnë se kjo duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën e tyre. Punë e madhe për Kushtetutën e tyre! … Do të presim me vite që ta përmbushin obligimin për AKS-në”, përfundoi ai.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0