Një 27-vjeçar është vrarë para pak minutave në Prishtinë, lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurororisë Themlore të Prishtinës, Imer Beka
“Tash na njoftuan prokuroroja po shkon në vendin e ngjarjes, te shkolla Teknike në Prishtinë ka ndodhur. Viktima është 27-vjeçar. Nuk dihet motivi”, tha Beka për Gazetën Express
Ndryshe, shtatë ditë më parë në Ferizaj u vra edhe një 25-vjeçar nga Ferizaj Meriton Aliu. Dyshohet se Aliu u vra për shkak të një hakmarrjeje mes familjes së tij dhe të dorasit.
COMMENTS