Vrasja në Istog, arrestohen dy të dyshuar

Vrasja në Istog, arrestohen dy të dyshuar

Sot ka ndodhur një plaçkitje në filialin e një bankë në Istog, ku si pasojë në vendin ngjarjes ka mbetur i vrarë i dyshuari dhe është plagosur një pjesëtar i Policisë. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i policisë më vonë ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin e vrasjes që ka ndodhur në Istog, ku u vra polici Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj, janë arrestuar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi për informim në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Ne orët e mbrëmjes janë arrestuar dy persona të dyshuar si të implikuar në grabitjen e ndodhur sot ne Istog. Te arrestuarit jane Y.M U.M, për të cilët prokurori kujdestar ka marr aktvendim për ndalim 48 orësh”, ka treguar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0