Vozitësi përplas autobusin në njerëz, më pas del e i therë dy të tjerë dhe gjuhet në det

Vozitësi përplas autobusin në njerëz, më pas del e i therë dy të tjerë dhe gjuhet në det

Një ngasës autobusi në Stamboll e përplasi automjetin në një turmë që po priste aty ndanë, i theri disa njerëz me thikë dhe më pas kërceu në det.

Nuk është e qartë nëse 33 vjeçari e përplasi autobusin me qëllim apo jo në turmë në incidentin që ndodhi të dielën pasdite.

Ai provoi të ikte nga vendi i ngjarjes por u ndalua nga një burrë tjetër. Më pas, ai e theri me thikë atë dhe sulmoi edhe të tjerë që provuan ta ndalnin, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Të paktën 13 njerëz janë lënduar nga ky incident, përfshirë dy fëmijë. Pesë prej tyre besohet se janë të lënduar tepër rëndë.

Mes të lënduarve tre qëlluan të ishin qytetarë iranianë.

Detektivët deklaruan se ngasësi i autobusit kërceu në det në përpjekjen për të ikur por më pas u arrestua nga zyrtarët policorë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0