Vjen reagimi i Hotit pasi Veseli e akuzoi LDK’në për qyqari

Vjen reagimi i Hotit pasi Veseli e akuzoi LDK’në për qyqari

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, rreth partisë së tij.
Veseli ka thënë sot se sjellja e LDK’së dhe e Lëvizjes Vetëvendosje karshi dialogut me Serbinë është e dhimbshe dhe me mentalitet qyqar.

E, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se sinonim i qyqarisë është koalicioni qeverisës i vendit.

“Qyqarllek eshte mos gadishmeria e koalicionit PAN, pa shumice parlamentare tash e gjashte muaj, per tu perballur me qytetare”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Qyqarllek eshte te mbeten te hapura te 11 seancat e Kuvendit te sesionit vjeshtor nga data 13 shtator e kendej”, ka thënë ai.

“Qyqarllek eshte ikja e koalicionit PAN nga Kuvendi per te mos u perballur me opoziten”, është shprehur Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0