Vitin tjetër roaming falas në gjashtë shtetet e Ballkanit

Vitin tjetër roaming falas në gjashtë shtetet e Ballkanit

Roaming falas në gjashtë shtetet e Ballkanit. Ky është objektivi i drejtuesve të Ballkanit Perëndimor të cilët në fillim të vitit 2019 do të diskutojnë draftin final për arritjen e objektivit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas një njoftimi të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), më 25 janar pritet mbledhja që do t’i paraprijë një takimi final në prill, periudhë e cila konsiderohet si e nevojshme për të përmbushur të gjitha procedurat për projektin Roaming Rajonal.

Përfaqësuesit e ekonomive nga Ballkani Perëndimor u mblodhën javën e shkuar në Bruksel për të diskutuar mbi Marrëveshjen e Re të Roaming Rajonal (RRA), në takimin e Politikës së Roamingut të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0