Vitia shpall kufizimet e reja, qytetarëve tani iu shtohen edhe 90 minuta tjerë për lëvizje

Vitia shpall kufizimet e reja, qytetarëve tani iu shtohen edhe 90 minuta tjerë për lëvizje

Ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar sot para mediave kufizimet e reja për qytetarët.

Vitia në një konferencë për media ka deklaruar se në Kosovë momentalisht mesatarja e infektimit është zvogëluar në 3%.

“Para 15 ditëve prezantuam masat e reja që erdhën si rezultat i rritjes së infektimit, falë bashkëpunimit tuaj kemi bërë të ditur që mesataren e infektimit ta sjellim në 3%, për herë të parë në tri ditë radhazi numri i të shëruarve tejkalon atë të infektuarve. Për këtë arsye sot jemi në gjendje që t’i lehtësojmë masat.

Ne kemi punuar pa ndalur që të testojmë personat e dyshuar, po punojmë intensivisht që t’ua shpëtojmë jetën të prekurve nga virusi. Do të kemi ditë të mira me më pak të infektuar, ashtu si do të kemi ditë të vështira me më shumë të infektuar. Mbesin me shpresë që masat që prezantojmë nuk na kthejnë mbrapa”, ka bërë të ditur ai.

Vitia ka përmendur edhe masat që do të merren në disa faza.

“Tani jemi në një situatë ku lakorja e virusit na lejon që të relaksime kufizimet por assesi dhe në asnjë mënyrë të neglizhojmë rrezikshmërinë, pa kujdesia dhe neglizhenca do të na kthej mbrapa.

Me masat e reja po synojmë që të lirojmë ekonominë. Suksesi i këtyre masave varet nga bashkëpunimi i qytetarëve dhe bizneseve.

Hapja e ekonomisë dhe kufizimeve në tri faza, e para me 4 maj deri më datën 18 maj, gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të zgjerohet orari i lëvizjes në tre orë, në dy orare paradite dhe pasdite. Brenda këtyre orareve secila kategori do të ketë mundësi të kryerjes shërbime. Ndërtimtaria, patundshmëria, tregtia e automjeteve, me pakicë, riparimi i artikujve personal, zyrët e konsulencës dhe orari dhe listave do të publikohet pas konferencës.

Faza e dytë me datë 18 maj deri me 1 qershor, lirohen masat varësisht nga vlerësimi i situatës dhe rekomandimi i IKSHPK’së dhe OBSH. Por, duhet ta kemi parasysh që kalimi nga faza a e parë në të dytën varet nga ne.

Nëse nuk kemi rritje të rasteve dhe respektojmë udhëzimet do të ecim përpara.

Këto janë masat e reja për të kaluar në një normalitet të ti”, shtoi ai.

“Përkundër progresit që kemi shënuar, se kemi zhdukur virusin prandaj edhe pse do të donim të ishim optimist nuk do të kemi një situatë normale sepse ky nuk do të jetë një vit normal, nuk është si vit tjetër. Këtë vit ndoshta nuk do të ketë festime ditëlindjesh me miq, fejesa, martesa e as ceremoni mortore me tubime”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0