Vitia: Pacientja dyshoi se është prekur nga koronavirusi, por simptomat nuk e tregojnë atë

Vitia: Pacientja dyshoi se është prekur nga koronavirusi, por simptomat nuk e tregojnë atë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se një grua kishte dyshuar se është prekur me koronavirus, por simptomat nuk e tregojnë këtë.

Megjithatë rezultati do të dalë në ora 23:00, transmeton Koha.net.

“Arsyeja e kësaj konferenca është se është një dyshim se filloi të bëhej njëlloj panike, për një dyshim se një person është dyshuar se është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë. Ajo pasi ka lexuar se janë pesë persona të infektuar, ajo kishte filluar të kishte një kollë të lehtë, por pa temperaturë dhe simptoma të tjera është alarmuar dhe ka ardhur në Klinikën Infektive për të bërë kontrolle dhe rezultatet po i presim”, tha Vitia.

Vitia thotë se sipas të gjitha gjasave ajo nuk do të jetë pozitive.

“Nga ekipa u sigurova se të gjitha materialet e nevojshme të siguruara, është marrë mostra dhe pritet nga ora 11:00 të dalë rezultati dhe të sigurojmë qytetarët se sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë rezultat pozitiv edhe pse jemi duke i pritur, pra nuk ka nevojë për asnjë panik. Ajo çfarë më thanë ishte se ka një kollë, por jo edhe temperaturë. Ai ka bërë të ditur se personi që ka dyshuar se është infektuar me koronavirus është nga Britania”, ka thënë Vitia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: