Vijnë reagimet edhe nga Presheva, të zhgënjyer që qeveritë nuk përfshinë asgjë për Luginën

Vijnë reagimet edhe nga Presheva, të zhgënjyer që qeveritë nuk përfshinë asgjë për Luginën

Kryetari i këshillit kombëtar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se është i zhgënjyer me Qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi që sipas tij, në mbledhjen e përbashkët të Pejës, ato nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës.
Ai ka thënë se përderisa Lugina e Preshevës vazhdon të diskriminohet në të gjitha fushat nga Serbia, mbështetja e sotme e Prishtinës dhe Tiranës është jetike për shqiptarët në Serbi.

“Qeverisja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij të Facebook-ut.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0