Video e aksidenti në Gjakovë ku vdiqën dy persona

Video e aksidenti në Gjakovë ku vdiqën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Korenicë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar gjashtë të tjerë. Të gjithë shtetas të Shqipërisë. Gazeta Express merr vesh se të vdekurit janë baba e bir nga Tropoja, konkretisht 42 dhe 9 vjeç.

Të dy ata ishin në veturën “Golf” që erdhi me shpejtësi dhe u përplas.

Video është filmuar rastësisht dhe në të dëgjohet edhe ulërima e pasagjeres së makinës luksoze kur sheh makinën që po i vjen përballë. Në të dyja makinat pasagjerët ishin nga Tropoja, përjashtim një shtetaseje të huaj nga Anglia (gruaja që bërtet).

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor”, tha policia për këtë aksident./Ekspress

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0