Veton Surroi mbetet pa tekst, ky është reagimi i tij për aktgjykimin

Veton Surroi mbetet pa tekst, ky është reagimi i tij për aktgjykimin

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, nuk ka pasur ndonjë koment apo analizë për atë se çfarë ka konstatuar Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e djeshëm rreth ankesës së Vetëvendosjes për Dekretin e presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Surroi ka zgjedhur një thënie të Pablo Nerudës për të komentuar gjithë situatën dhe zhvillimet aktuale politike.

“Mund t’i presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin kurrë pranverën”, ka shkruar Surroi duke cituar Pablo Nerudën.

Gjykata Kushtetuese dje i ka dhënë dritën e gjelbër dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit të LDK’së për kryeministër.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0