Vetëvendosje: Të bllokohet kontrata e Telekomit me Z-Mobile

Vetëvendosje: Të bllokohet kontrata e Telekomit me Z-Mobile

Pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që të bllokohet kontrata mes Telekomit dhe z-Mobile, duke thënë se në krye të këtij institucioni janë vendosur njerëz të politikës dhe të papërgatitur, shkruan Gazeta Express.

Përmes një konference për media, pjesëtarë të VV-së kanë folur për shkatërrimin sistematik që, sipas tyre, po bëhet në këtë institucion duke filluar nga emërimet politike dhe të personave kompetentë e deri te moszbatimi i rezolutës së Kuvendit që u miratua më 12 korrik.

Drejtuesi i Komitetit për Komunikime elektronike dhe postare në LV, Fatban Bunjaku, foli për emërimin e Gent Begollit si kryeshef ekzekutiv dhe për bordin.

“Këtë vit qeveria Haradinaj emëroi një bord drejtues jokompetent dhe të lidhur në masë të madhe me pushtetin direkt. Më pas emëruan një kryeshef ekzekutiv si Gent Begolli që nuk e njeh as abc-në e qeverisjes së telekomunikacionit. Edhe pse morën kritika e kërkesa nga Kuvendi i Kosovës, për ta ndërruar këtë qasje të drejtimit të Telekomit, Qeveria Haradinaj vijoi më tej duke na lavdëruar e mburrur këtë menaxhment”, tha Fatban Bunjaku.

Ai po ashtu theksoi se qëllimi i kësaj amullie të krijuar tash e sa vite dhe që po vazhdon të mirëmbahet në Telekom është pikërisht për zhvatjen e 30 milionë eurove përmes përmbarimit për t’i transferuar ato në Z-Mobile.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0