Vetëvendosje dërgon marrëveshjen e demarkacionit në Kushtetuese

Vetëvendosje dërgon marrëveshjen e demarkacionit në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Deputeti, Glauk Konjufca, pasi dorëzoi kërkesën tha se janë të bindur se ka pas shkelje të Kushtetutës.

“Në emër të Vetëvendosjes dorëzova kërkesën në Gjykatë Kushtuese për shqyrtimin e marrëveshjes së demarkacionit. LVV është e bindur se ka pas shkelje të Kushtetutës. Shkelja më e rëndë është shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.“Ne mendojmë që me këtë vendim deputetët shkelën kushtetutën dhe miratuan diçka antikushtetuese, është delimitim në vend të demarkimit, deputetët caktuan kufij të ri, në vend se të ishte shënjim i kufirit ishte caktim i ri i kufirit”.

Ai tha se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por sipas tij, edhe gjyqësori është i kapur nga politika.“Gjyqësori është i kapur, edhe Gjykata Kushtetuese nuk bën përjashtim nga gjendja e përgjithshme, ne duam të përmirësojmë institucionet tona”.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Ziu miratua me 21 mars në Kuvendin e Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0