Vetëvendosje pritet të zyrtarizojë kandidaturën e Albin Kurtit për kryeministër

Vetëvendosje pritet të zyrtarizojë kandidaturën e Albin Kurtit për kryeministër

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të votojë kandidarurën e Albin Kurtit për kryeministër, raporton EkonomiaSot.

Propozimin për kandidaturën Kurtit e ka bërë anëtari i kryesisë, Glauk Konjufca.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha se vendin është në një kollaps total për shkak të krimit dhe korrupsionit.

Ai numroi një varg problemesh të shkaktuara nga qeveritë që kanë qeverisur me vendin.

Sipas tij, me qeverisjen e Vetëvendosjes në Kosovë do të respektohen të drejtat dhe dinjiteti i qytetarit.

Zgjedhjet e 6 tetorit ai i quan ditë referendumi ku do të mbizotërojë e mira kundër të keqes.

Ai tha se qeverisja nga njerëzit e padijshëm ka cënuar edhe vlerat më sublime të shoqërisë, raprton EkonomiaSot.

Të pranishëm në mbledhje të Këshillit ishin më shumë se 200 delegatë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: