Vetëvendosje kërkon shkarkimin e Selmanajt: Nuk është më i mirëseardhur në Kuvend

Vetëvendosje kërkon shkarkimin e Selmanajt: Nuk është më i mirëseardhur në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, duke e quajtur këtë si veprim që kryeministri Avdullah Hoti duhet ta marrë me doemos.

Ushtruesi i shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu në seancën e sotme plenare ka thënë se Selmanaj më nuk është i mirëseardhur në Kuvend.

“Çdo ditë që kalon pa marrë masa konkrete për largimin e Driton Selmanajt nga pozita e zëvendëskryeministrit, është dëmtim, përveç se është fyerje për viktimat e krimeve të Serbisë në Kosovë. I apostrofuari këtu në Kuvend nuk është i mirëseardhur dhe ky është qëndrim i yni si grup parlamentar”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë paraprakisht se çështja e të pagjeturve është shtylla identitare e shtetit të Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0