Vetëvendosje: Kemi përafrim me LDK-në

Vetëvendosje: Kemi përafrim me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një komunikatë në pasditen e së mërkurës, pas takimit të radhës që kreu i saj, Albin Kurti, ka zhvilluar me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisjen e vendit.

“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim”, ka thënë Vetëvendosje.

Partia që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit ka bërë të ditur se “takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”.

Pas takimit të sotëm Kurti-Mustafa, që ka zgjatur rreth tre orë, është deklaruar edhe LDK’ja.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se ka lëvizje të pozicioneve të dy partive, dhe ka paralajmëruar, sikurse VV’ja, takim të ri nesër.

“Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje. Do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë Mustafa.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: