Vetëvendosje e PSD mosmarrëveshje për pozitën e nënkryetares Aida Dërguti

Vetëvendosje e PSD mosmarrëveshje për pozitën e nënkryetares Aida Dërguti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se nuk do të përkrahin asnjë marrëveshje ndërkombëtare nëse nuk aprovohet kërkesa për të pasur kuorum në Kuvend në momentin e votimit për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit,  Aida Dërguti.

Ajo tha se pozicioni i nënkryetarit i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo partisë se deputetëve të pavarur, aktualisht Partisë Social Demokratike (PSD), të cilët ishin pjesë e VV-së.

Sipas saj, Aida Dërguti duhet të kishte dhënë dorëheqje nga pozicioni i nënkryetares.

Ajo sqaroi se janë pro Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, mirëpo nuk do ta votojnë pa u miratuar kërkesa e VV-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0