Vetëvendosje e kundërshton Lumezin se kush duhet t’i kryej hetimet për rastin Dehari

Vetëvendosje e kundërshton Lumezin se kush duhet t’i kryej hetimet për rastin Dehari

Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, lidhur me atë se cila prokurori duhet të hetojë rastin Dehari. Përderisa Lumezi po deklaron se hetimet do t’i kryej Prokuroria e Prizrenit, VV’ja po kërkon që rasti të hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi deklaroi sot se rasti do të hetohet nga Prokuroria e Prizrenit.

“E njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtarë me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”, u shpreh kryeprokurori Lumezi.

Por, një gjë e tillë po kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje në një konferencë të jashtëzakonshme pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit ka kërkuar që rastin ta merr Prokuroria Speciale.

“Ne kërkojmë që prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e vrasjes së Astrit Deharit. E njejta prokurori nuk mundet pasi që ka humbur besimin dhe pasi që është involvuar në këtë rast të sjellë hetime objektive. Ne kërkojmë nga Prokuroria Speciale të merr rastin”, ka shtuar ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0