Vetëvendosje: Deharin e kanë vrarë, rasti të mos trajtohet më nga Prokuroria Themelore në Prizren

Vetëvendosje: Deharin e kanë vrarë, rasti të mos trajtohet më nga Prokuroria Themelore në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencë për media pas raportit që mori lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, që erdhi nga Instituti zviceran në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, pas publikimit të përmbajtjes së raportit të ekspertizës së kryer nga një institut i Zvicrës ka përmendur deklaratat e disa zyrtarëve brenda sistemit të drejtësisë që sipas tij e kanë dëmtuar procesin hetimor, raporton Koha Ditore.

LEXO EDHE: Raporti zviceran konstaton se Astrit Dehari dyshohet që është vrarë

Për prokurorin e rastit, Metush Biraj ka thënë se ka dështuar në këtë hetim për shkak që sipas tij ka lejuar të tjerët të kontrollojnë rastet.

Ka përmendur edhe deklaratat e ish-ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha, në kohën kur Dehari kishte vdekur. Këto deklarata i ka quajtur skandaloze.

“Raporti thotë qartë që kemi të bëjmë me vrasje”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Albulena Haxhiu ka thënë se sot është konfirmuar ajo që ka thënë familja dhe aktivistët e VV-së, se Astrit Deharin e kanë vrarë.

Kërkesë e VV-së sipas Haxhiut është që rasti të mos vazhdojë të trajtohet nga Prokuroria e Prizrenit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0