Vetëvendosje bëhet anëtare observuese e Internacionales Socialiste

Vetëvendosje bëhet anëtare observuese e Internacionales Socialiste

Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare observuese e Internacionales Socialiste pasi këshilli i saj ka votuar për anëtarësimin e saj në këtë ndërkombëtare të partive socialdemokrate

Bëhet e ditur se deri para këtij vendimi, Vetëvendosje merrte pjesë si subjekt politik me statusin e “të ftuarit” në disa prej mbledhjeve të Internacionales.

” Nga sot, Lëvizja do të ketë të drejtën të marrë pjesë në të gjitha punimet, mbledhjet dhe takimet e Internacionales Socialiste sipas statutit të organizatës, duke mundësuar lidhje më të forta me partië e tjera politike të qendrës së majtë nga e gjithë bota”, thekson VV në një njoftim për media.

COMMENTS

WORDPRESS: 0