Vetëvendosja përmes protestave synon rrëzimin e Qeverisë

Vetëvendosja përmes protestave synon rrëzimin e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për protesta masive për rrëzim të Qeverisë, përveç kësaj ajo po tenton të ngrejë edhe mocion mosbesimi, për të cilin pritet që do ta marrë mbështetjen e të gjitha partive opozitare.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushatë për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Përmes disa tubimeve me qytetarë Lëvizja Vetëvendosje pretendon të shkojë drejt protestave masive dhe drejt një mocioni mosbesimi, që mund ta rrëzojë Qeverinë.

Nën logon “Kundër PAN hajnisë” i pari i Vetëvendosjes Albin Kurti po pret që të marrë mbështetje të qytetarëve e të deputetëve për të shkuar sa më parë në zgjedhje të reja, shkruan më tutje “Zëri”.

Sipas tij, e gjithë kjo fushatë po vjen si pasojë e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të Qeverisë aktuale.

“Korrupsioni, papunësia e migrimi po rriten, kurse investimet, rendimentet dhe arsimi po bien. Mbi të gjitha, po shtohet hajnia e po zvogëlohet durimi. Me këto tubime nëpër komuna gjithandej Kosovës shkojmë bashkë drejt protestave qytetare dhe mocionit të mosbesimit në Kuvend, që e largon ketë qeveri dhe mundëson zgjedhjet e parakohshme demokratike për ndryshimet e domosdoshme politike, ekonomike e shoqërore”, ka deklaruar Kurti

COMMENTS

WORDPRESS: 0