Veteranët e UÇK-së, kundër iniciativës së Thaçit për Gjykatën Speciale

Veteranët e UÇK-së, kundër iniciativës së Thaçit për Gjykatën Speciale

Një natë më parë lëshoi një video mesazh në Facebook. Këtu presidenti Hashim Thaçi, kërkoi nga deputetët e Kuvendit ta vazhdojnë mandatin e Gjykatës Speciale.

Por, jo të gjithë që morën pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e dëshirojnë një gjë të tillë, raporton T7.

Madje nga Organizata e Veteranëve të Luftës, po e kundërshtojnë ashpër këtë iniciativë të të parit të vendit.

Hysni Gucati thotë se së shpejti do të takohen me Thaçin dhe me krerët e tjerë institucional.

Madje ata ende kanë shpresa se Gjykata Speciale do të shfuqizohet në Uashington.

Ndërkohë avokati Artan Qerkini e sheh si të nevojshëm këtë propozim të presidentit.

Sipas tij, në Kushtetutë nuk është e shprehur qartë se si përfundon mandati i Speciales.

Megjithatë Qerkini thotë se në një paragraf të amendamenteve kushtetuese të cilat janë në fuqi, është paraparë një gjë e tillë.

Votimi për Gjykatën Speciale kaloi në Kuvendin e Kosovës me 3 gusht të vitit 2015 me 82 vota pro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0