Veselinoviq braktis mbledhjen e KQZ-së, i pakënaqur me vendimin për dokumentet e votimit

Veselinoviq braktis mbledhjen e KQZ-së, i pakënaqur me vendimin për dokumentet e votimit

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinoviq, e ka braktisur mbledhjen e këtij komisioni për shkak të marrjes së vendimit që dokumentet e identifikimit të votuesve gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë duhet të jenë të lëshuara në Kosovë.

“Është shkelur neni 90 i Ligjit për Zgjedhje dhe neni 16 i Rregullit për Zgjedhje nr. 09/2013 ku thuhet qartë se për votim si mënyrë e identifikimit të votuesve përdoren të gjitha dokumentet e vlefshme me përjashtim të patentë-shoferit i cili duhet të jetë lëshuar në Kosovë”, ka thënë Veselinoviq në kumtesë.

Veselinoviq ka thënë se kjo Urdhëresë Administrative i shkel rregullat zgjedhore të cilat KQZ-ja është e obliguar t’i zbatojë.

Ai ka thënë se ky vendimi KQZ-së “në mënyrë të drejtpërdrejtë është drejtuar kundër popullit serb në Kosovë dhe se ka për qëllim t’i pamundësojë serbët të votojnë dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, pretendohet në kumtesë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0