Veseli paralajmëron burgim për ata që ia përmendën emrin në videon e aferës me fajde

Veseli paralajmëron burgim për ata që ia përmendën emrin në videon e aferës me fajde

Një ditë pas publikimit të videos në KTV, ku i përmendet emri kryetarit të PDK-së dhe Kuvendit, Kadri Veseli, ky i fundit, ka paralajmëruar se ata do ta paguajnë me burg.

Veseli në një intervistë në Rubikon të KTV-së, ka thënë se nga rasti do të dalin edhe informata të tjera.

Ndërkohë, me dyshimin për kryerjen e veprave penale, fajde, detyrim dhe mashtrim, Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar 30 ditë paraburgim, Ismet Osmanit, i njohur si “Curri”, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe Adil Thaqit.

Por, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për Rrahim Hashimin, i cili edhe në videot e transmetuara shihet, duke numëruar para.

Pretendimet e Prokurorisë se të arrestuarit kanë kryer veprat penale të fajdës dhe të detyrimit, mbrojtja i ka cilësuar të pabazuara.

Në videon e transmetuar të hënën në KTV, Rrahim Hashimi, shihet duke numëruar para së bashku me Ekrem Likën dhe dy persona të tjerë, emra të njohur për redaksinë.

Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri”, i arrestuar të hënën me dyshimin për fajde, detyrim dhe për mashtrim, cilësohet po ashtu si pronar i kazinove dhe bastoreve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0