Veseli: Nuk mund ta mbledhi kryesinë, deputetët janë jashtë vendit

Veseli: Nuk mund ta mbledhi kryesinë, deputetët janë jashtë vendit

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, theksoi se duhet ta intensifikojnë agjendën që t’i përfundojnë pikakt e grumbulluara, sepse janë bërë diku 75 pikë që duhet shqyrtuar.

Ai  tha se janë një numër i madh i deputetëve jashtë vendit nga java e ardhshme, prandaj duhet t’i kryejnë këto pika deri të mërkurën.

“Nuk është cështje e autoritetit të cilin e jep kushtetuta por është çështje e mirëkuptimit të përbashkët, ta kryejmë këtë agjendë të cilën e kemi përpara. Unë nuk mund të garantoj që deri të premten mund ta mbledhi kryesinë. Keni parasyshë që kryesia e ka marr një vendim ku një pjesë e deputetëve do të jenë në agjendë për liberalizimin e vizave do të jenë në vizita jashtë vendit. Është shumë e rëndësishme që deri të mërkurën ta kemi një agjendë intensifikuese që ti përfundojmë këto pika të cilat janë në pritje për arsye se me këtë ne futemi drejtë normalizimit të agjendës. Seancë kemi sot, nesër besoj shumë se do të kemi edhe pasnesër dhe më vjen keq nëse dekurahoj për arsye se ja shumë pika dhe nesër interpelancat janë bukur të gjata. Ishim fut të hanën në një seancë të re sepse nuk mund ta thirri kryesinë pasiqë ata janë jashtë vendit”,tha Veseli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0